I mori në qafë telefoni, 69 nxënësve u anulohet testi i maturës

Ministria e Arsimit e Kosovës ka publikuar rezultatet e Provimit Shtetëror të Maturës, të cilit i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta.

Rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë, sivjet është 68.43 për qind.

Nga Ministria e Arsimit po ashtu kanë njoftuar se për shkak të përdorimit të telefonit, nga provimi janë larguar gjithsej 69 nxënës, të cilëve u është anuluar testi.

MAShTI gjithashtu është duke i vlerësuar raportet e komisioneve në Qendrat e testimit dhe së shpejti do të publikohen emrat e administruesve të cilët nuk kanë realizuar detyrën më përgjegjësi dhe ndaj të njëjtëve do të merren masa ligjore.