Identifikohen tre të dyshuar lidhur me rastin e dhunimit në Prishtinë

Policia ka arritur t`i identifikojë tre persona në lidhje me rastin e dhunimit të një femre në Prishtinë dhe njëri prej tyre është arrestuar.

Rr. Fahri Fazliu, Prishtinë, 30.04.2021/05.05.2021-NN. Lidhur me rastin, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore janë identifikuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë dhe më datë 12.05.2021 është arrestuar dhe intervistuar njëri prej të dyshuarve, ndërsa dy të dyshuarit tjerë gjenden në arrati. Me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari ndalohet për 48 orë, thuhet në njoftimin e policisë.