Identifikohet dhe arrestohet personi i cili e bëri për spital të miturin në Bresalc
Është identifikuar dhe arrestuar personi i cili i shkaktoi lëndim të rëndë trupor një të mituri në Bresalc.
Fsh. Bresalc, Gjilan 30.09.2022 – 23:50. Më 02.10.2022 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur, pasi që ditë më parë pas një mosmarrëveshje ka sulmuar me një mjet të fortë viktimën mashkull kosovar po ashtu i mitur. Viktima gjendet në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim te prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në njoftimin e policisë.

