Identifikohet vozitësi i cili rrezikoi pjesëmarrësit në komunikacion (VIDEO)
Policia në Gjilan, falë mediave ka pranuar një video dhe në bazë të saj është identifikuar kundërvajtësi, i cili me veprimet e tij ka rrezikuar komunikacionin rrugor duke bërë manovrim të pa sigurtë në rrugë duke kaluar nga njëri shirit në tjetrin.
Për këtë veprim ndaj tij është shqiptuar gjobë, thuhet në njoftimin e policisë.

