Identifikohet vozitësi i cili shihet duke bërë gara me automjet

Njësiti rajonal i trafikut rrugor Gjilan, falë bashkëpunimit me media dhe si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve operative e hetimore ka identifikuar kundërvajtësin i cili në një video incizim shihet në rrugën ‘’Lufta e Gjilanit 44’’ duke bërë gara shpejtësie me automjet me të cilin veprim ka rënë ndesh me ligjin për rregullat në trafikut rrugor dhe duke rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Të njëjtit konform ligjit për rregullat në trafikun rrugor i është shqiptuar gjoba në vlerë 150 euro dhe një pikë negative, thuhet në njoftim.