Ikë një person nga Enti Special në Shtime, Policia aktivizohet për gjetjen e tij

Një punëtor nga Qendra Integruese Rehabilituese e të sëmurëve kronikë-psikiatrikë ka kërkuar ndihmën e Policisë së Kosovës, pasi ka parë se mungon një nga personat që ndodhen atje me qëndrim të detyruar.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një 46-vjeçar, i cili edhe më parë kishte ikur disa herë nga Instituti.

Njësitë policore janë vënë në kërkim të vendndodhjes së tij, teksa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Person i zhdukur’.