IKSHP tërheq vërejtjen, virusi akoma gjendet në mesin tonë
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHP) ka bërë sërish thirrje që të respektohen masat kundër Covid 19, sepse virusi akoma gjendet në mesin tonë.
“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave. Virusi akoma gjendet në mesin tonë”,
Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.
Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.
Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.
Apeli i IKSHP:
Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19!
Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.
Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj!
Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

