Infektiva mbushet me pacientë, të infektuarit po trajtohen në autoambulanca
Dëshmi tronditëse vijnë nga Infektiva, ku trajtohen të sëmurët me koronavirus. Aty nuk ka vend më për të infektuarit me virus dhe ata po trajtohen në autoambulanca.
Për ‘New24’ familjarët e personave të prekur, apo të atyre që dyshohen për koronavirus, pohojnë se prej disa orësh qëndrojnë jashtë spitalit.
Familjarët e tyre po presin në ambulanca, pasi iu është komunikuar se nuk ka vende të lira në Infektiv.
Sipas Skëndajt në çdo 10 minuta, në Infektivë vjen një autoambulancë.
“Nuk kishte oksigjen, s’merrte frymë. E sollëm këtu. Ata rrinë në ambulancë të gjithë. Ishim në dispanceri, dhe na thanë i janë mbushur mushkritë. Nuk ka vend. Jam e detyruar që ta marr në shtëpi pastaj. Ne se dimë nëse ka apo jo covid se nuk kemi bere tampon.”, tha një grua, qe ne ambulancë kishte burrin e saj.