Presidentët nuk rrëzohen vetëm nga karriga, por edhe nga këmbët e tyre

Presidentët nuk rrëzohen vetëm nga karriga, por edhe aksidentalisht, në shtëpitë e tyre. Presidenti austriak rrëzohet dhe dërgohet në spital.

Presidenti austriak, Alexander Van der Bellen, është rrëzuar sot pranë shtëpisë e tij në Mürzsteg, në Steiermark.

Megjithëse mori lëndime të lehta, Van der Bellen shkoi në spitalin kryesor të Vjenës (AKH) për kontroll, shkruajnë mediat austriake.

Pas ekzaminimit, ai u diagnostikua me një dëmtim të legenit trupor.

76-vjeçari do të qëndrojë në spital për kalimin e dhimbjeve edhe gjatë ditëve të ardhshme, por thuhet se nuk ka nevojë për operacion. Përndryshe gjendja e tij është e mirë, përcjell Albinfo Austria.

“Sipas gjetjeve fillestare, dëmtimi nuk është serioz, por jashtëzakonisht i dhimbshëm. Prandaj Presidenti do të qëndrojë në AKH edhe për ditët në vijim. Një operacion nuk është i nevojshëm. Përndryshe, ai është në humor të mirë”, tha ekipi i tij në Twitter.