Pse infektologu po kërkon nga qeveria rishikimin e vendimit për kufizim të lëvizjes?

Mjeku nga Gjilani, dr Xhevat Demiri, infektolog me përvojë të gjatë po kërkon nga qeveria ta rishikojë vendimin për kufizimin e lëvizjes.

Ai nuk ka dyshime se qëllimi i këtij vendimi është i mirë, por me atë që po ndodhë në realitet, po del të jetë i dëmshëm.

Infektologu Demiri ka frikë se grumbullimet masive të qytetarëve në ora 16:00 përbëjnë rrezik serioz për përhapjen e pandemisë.

Ky është postimi i plotë i Demirit:

Koheve te fundit, pas vendimit te Qeverise, per kufizim te levizjes per te menaxhuar situaten emergjente ndaj Covid-19 (me siguri vendimi ka pas qellim te mire) ne praktike po del te jete me i demshem se sa qe mund te parandalinte rrezikun qe po kanosemi nga kjo pandemi.

Ora 16:00, po thuajse ne te gjitha qytetet e Kosoves po konsiderohet te jete nje orar i takimeve te grumbullimit te qytetareve, duke shtuar rrezikun ne nivel shume me te larte per bartje te virusit tek njeri-tjetri.

Kjo situate perbene rrezik serioz.

1. Duke qene keshtu, iu beje thirrje organeve kompetente per ta rishikuar vendimin ne fjale, me qe eshte e pamundur te menaxhohet levizja e qytetareve dhe grumbullimi i tyre, pas ores 16:00.

2. U beje apel IKSHP-se qe te pakten nje here ne jave te mundesojne testimin e pacienteve potencialisht te dyshuar me Covid-19 edhe ne Gjilan, me qe ne kete komune ka pas goxha raste me infektim, prandaj, situata e tille duhet te trajtohet me seriozitet dhe te mos kete centralizim te sherbimeve ne kete gjendje emergjente qe aktualisht jemi.

Sherbimet e institucioneve duhet te jene sa me afer qytetareve, sidomos ne kete faze emergjente!

3. U bej thirrje qytetareve qe te kene kujdes te shtuar ne higjiene; te mbajne distancen sociale; te evitojne daljet e panevojshme te pakten gjete ketyre diteve ne vijim (2-3 javet e ardhshme).

Kura akoma nuk eshte zbuluar, andaj ju qytetare te nderuar, do te jeni heronje te vertete nese arrini t’i permbaheni udhezimeve shendetesore per ta mposhtur virusin, perfundon  Mr.Sci.Dr Xhevat Demiri, Infektolog./mediafokus.info