IPK ka hapur rast ndaj dy zyrtarëve policorë, dyshohen për ‘keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare’

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka hapur rast ndaj dy zyrtarëve policorë, nën dyshimin për ‘keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare’. 

Vushtrri, 29.12.2020, 15:10. Një mashkull kosovar dhe një femër kosovare, zyrtarë policorë deri sa ishin duke patrulluar kishin vërejtur një veturë që ishte ndalur dhe për shkak të bllokadës së rrugës kanë kërkuar që vetura të largohet. Dy femra kosovare dhunshëm kanë reaguar ndaj zyrtarëve policorë dhe të njëjtat kanë refuzuar të identifikohen. Lidhur me rastin është marrë edhe Inspektorati Policor. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në njoftimin e policisë.