Ironizon Bajrami: Nga “Zhegra e madhe” në Zhegra e vogël si gogël!
Rrahim Bajrami
Kështu e titulluam shkrimin në vijim! Vallë, e meriton komuniteti ynë këtë epitet ku dikur gjatë nga viti 1975 deri në vitin 1980 dhe 1981, Zhegra lulëzonte duke u zhvilluar dhe përparuar në të gjitha poret e jetës si qytezë me 980 familje dhe me 6000 banorë!
Sot, e mjera Zhegër ka humbur të gjitha! Humbe gjithë atë infrastruktuë të zhvillimit ekonomik, arsimor, kulturor, sportiv, demografik, bujqesor e çka jo!
Dikur, nga viti 1960 funksiononte KF Zhegra, sot jo!, KH Zhegra, vitit 1970; SHKA ,,Idriz Seferi”, Gjimnazi i vitit 1972; paralelet e shkollës ekonomike e vitit 2011; fabrika e radiatorëve me privatizim; shtëpia e bujqve-kooperativa bujqësore, posta, shtëpia e kulturës e renovuar dhe shkatërruar 3 herë dhe se fundi si duket edhe Nenstacioni i policisë.
Nga Gushti i këtij viti edhe ndërrimi i dytë i QMF dhe si duket nga fillimi i vitit 2027 do të shndërrohet në punkt shëndetësor.
Parashtrohet pyetja: Zhegra ka pari apo udhëheqësi?
Po ka, bile krytarin dhe Këshillin e saj. Por, sa pëfillen kërkesat dhe projektet që janë të shumta dhe të ndryshme për nga natyra?
Fare! E ma bash fare nga udhëheqësia komunale!
Kjo është pozita dhe statusi i Zhegrës dhe zhegrasëve për momentin!
Nga paslufta e deri me sot, udhëheqësitë komunale LDK; PDK dhe VV kanë injoruar prore Zhegrën dhe zhegrasit!
Qytetarë dhe vendasë, ku mbeti Zhegra?
As me Gjilan as me Kumanovë!
Të regjistrosh një firmë apo biznes do figuronte se jemi me komunen e Parteshit!
Atëherë, kemi nevojë imediate të kërkojmë dhe na takon të fuqizohet praktikisht Vendimi i ish kryeministrit Hashim Thaçi i vitit 2013 -Zhegra të bëhet komunë?
Të dalim në votime, pse dhe për kë të votojmë?
Une them Jo!
Mjaft ke më!
Merr voten – injoro, injoro!
Boll më!
E Zhegra e mjerë dhe e vogel si gogel!?

