Ish-deputetja Selmani, e shqetësuar nga gjuha linçuese ndaj diplomatëve amerikanë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Myzejene Selmani ka reaguar ndaj komenteve linçuese ndaj diplomatëve amerikanë Grenell e Pallmer, të cilët mbajnë poste të rëndësishme në administratën e SHBA-ve.

Selmani ka thënë se ambasadori Grenell ka qenë pjesë e misionit amerikan në kohën e presidentit Bush, kur ai e njohu pavarësinë e Kosovës.

Ndërkaq, për të kuptuar se kush është Pallmer, ajo thotë se mjafton të lexoni romanin “The wolf of Sarajevo”.

“Pa ndihmën e miqve amerikanë, do të ishte në pikëpyetje ekzistenca jonë”, thotë ish-deputetja dhe politikanja Selmani.

Ky është postimi i saj:

E turpshme, komentet linçuese ndaj Ambasadorit Grenell, i cili ishte pjesë e Misionit të SHBA-ve, në kohēn e Presidentit Bush, kohë kjo kur ne e kurorezuam Pavaresinē.

Në kohē pandemie, lexoni romanin “The Wolf of Sarajevo” e mund te kuptoni se edhe kush është Palmer.

Kosova është shtet demokratik, kemi të drejtë të shprehim mendimet politike, por kursesi mesazhe linçuese ndaj miqve tanë amerikanë.

Miku duhet të respektohet e tē mbahet gjithë jeten, se pa ndihmën e miqve amerikanë do të ishte në pikëpyetje ekzistenca e shtetit tonë./mediafokus.info