Ismaili: Albinin me zor e pata çue në Koshare, në vitin 2011

Në 22-vjetorin e Betejës së lavdishme të Koshares, përkatësisht shkuljes së gurit ndarës së shqiptarëve, homazhe kanë bërë sot krerët institucionalë, raporton Mediafokus.info.

Por, kjo nuk ka mbetur pa kritika nga eksponentë të luftës.

Ish-ushtari i UÇK’së në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, njëherësh ish-deputet i VV’së, Fisnik Ismaili, ka thënë se vetëm në vitin 2011 mezi e kishte bindur të shkojë për homazhe liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

“Hashimi e Kadria prej inatit tek para do vjetësh patën shkue për herë të parë.

Albinin me zor mu pat dashtë me e çue atje tek mbasi u pata futë në VV në 2011, se edhe aty brenda ka shumë që e kanë urrejtë atë fakt. Rambo vijke si boss me nji duç truprojesh e bossash tjerë, po hajt”, ka shkrua Ismaili, në profilin e tij në Facebook.

Postimi i plotë:

Betejën e Koshares e kanë karakterizue njerëzit e saj. Prej Agim Ramadanit e Salih Çekut, heronj, e udhëheqësve tjerë të saj, që e kanë përcjellë te secili ushtar.

I vetmi grup njerëzish që nuk ka ba lojë politike as gjatë, e në veçanti pas lufte, është ai i Koshares. Është i vetmi grup njerëzish që ka pasë deputetë në secilën parti, e që kurrë s’ka ndikue kjo me i prishë raportet mes vete. Madje gjithë edhe kemi qeshë, edhe jemi krenue që jemi mbi politikë, e mbi çdo gjë tjetër.

Politika, në anën tjetër, gjithmonë është mundue me e përdorë. LDK gjithë tuj u mundue me thanë se ishte ushtria e Ibrahimit. PDK që na urrejke se Hashimi e Kadria s’un e durojshin lavdin e këtyne njerëzve. AAK tuj u mundue me kallëzue se Kosharja ishte në zonën e Dukagjinit, nën komandën

e tij.

Në realitet, brigada ka funksionue nën komandën e do njerëzve të mirë, trima, me shkollë luftarake e me përvojë, të cilët e kanë krye punën e tyne pikërisht ashtu si është dashtë, edhe e kanë rujtë pavarësinë politike si e më së miri, kur është dashtë.

Si rezultat, Kosharja është mohue në mënyra të ndryshme nga secili pushtet, e s’iu ka jepë mirënjohja e plotë asnjëherë prej politikanëve, pikërisht pse ne kemi nejtë të pavarun, e s’iu kemi nënshtrue asnjë partie politike si grup. Bindjet individuale i kemi mbajtë për vete.

Ibrahim Rugova pat vdekë pa shkue as një herë të vetme në Koshare, anipse ata të LDK tanë kohën janë proklamue se e tynja është.

Hashimi e Kadria prej inatit tek para do vjetësh patën shkue për herë të parë.

Albinin me zor mu pat dashtë me e çue atje tek mbasi u pata futë në VV në 2011, se edhe aty brenda ka shumë që e kanë urrejtë atë fakt. Rambo vijke si boss me nji duç truprojesh e bossash tjerë, po hajt.

Sot Albini e Vjosa shkuen me ba foto, amo i pari, Kryeministër i shtetit, s’e bani një postim të vetëm për Kosharen tanë ditën, ndërsa Vjosa, Kryetare shteti, në postim të vetin për Kosharen as një herë të vetme nuk e përmend UÇK-në. S’po guxojnë ushtrisë as emnin me ia përmendë.

Edhe sa herë kanë ardhë, kushdo që ka ardhë, e kanë ba veç për foto e lajme. Prandej memoriali i Koshares është i fundit që po ndërtohet, sepse me vjet e kanë injorue tetanë. Hala punimet s’kanë përfundue qe sa!

Lavdin e Koshares e ka mbajtë veç qeky popull, që e ka dijtë edhe për luftën atëherë, edhe për paanësinë politike të këtij grupi në paqe.

Deri sot, politika UÇK-në në fillim e ka përdorë veç për votë, masnej ia ka flliqë emnin krejt me gjykatën speciale. Sot mundohet me e shlye, thue se s’ka ekzistue ma.

Nëse populli e harron edhe qet pjesë të historisë, në të cilën ka pasë më shumë njerëz të mirë, e që kanë luftue drejt, sesa politikanë që e kanë keqpërdorë, atëherë ky popull s’ka me pasë as të ardhme të dinjitetshme.