Ismajli: Ne nuk ia kthejmë shpinën Republikës

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit i ka komentuar zhvillimet aktuale në vend, duke thënë se një politikan i vërtetë gjithmonë duhet të jetë në gjendje të sakrifikohet për interesat e përgjithshme.

Ky është postimi i plotë i Ismajlit:

Përkushtimi i një politikani dëshmohet në sakrificën e interesave personale për të mirën e përgjithshme.

LDK ka dëshmur në vazhdimësi se kultura e bërjes së shtetit kërkon përkushtim të matur dhe peshë të veprimit!

E ka dëshmuar LDK në kohën e zgjedhjes së Presidentit dr.Ibrahim Rugova, e ka dëshmuar në vazhdimësi durimin politik, se bërja e shtetit dhe mirëqenja e qytetararëve është kulturë politike.

Ne po dëshmojmë këtë kulturë karshi problemeve të mëdha që ka shoqëria e jonë.

Ne nuk i kthejmë shpindën Republikës, ka shkruar Ismajli në profilin e tij digjital.