Ismajli uron Hazirin: Urime Lutë, të priftë e mbara!

Arbër Ismajli, nënkryetar i Komunës së Gjilanit, ka uruar kandidatin e LDK për kryetar të kësaj komune, Lutfi Haziri, i cili sot u nominua për mandatin e pestë.

“Urime Lutë, të priftë e mbara”, ka shkruar Ismajli, i cili konsiderohet ndër bashkëpunëtorët më besnik të Hazirit.

Duke qenë krenar me rrugëtimin tonë për Gjilanin, dhe duke ndier përgjegjësinë e madhe që kemi për të sotmen e të ardhmen, do të vazhdojmë rrugëtimin tonë për të mirën e bashkëqytetarëve.

Dëshiroj t’ju falënderoj të gjitha strukturave, nëndegëve, aktivistëve e qytetarëve, për angazhimin tuaj serioz për t’i dalë në pah proceseve të përbashkëta që po na presin për të tashmën dhe të ardhmen e vendit tonë.

Gëzimi, krenaria dhe dashuria për të punuar me qytetarët deri më sot, na bëri të krijojmë idealin e përbashkët që qytetarët e Gjilanit të kenë vlerë të shtuar në një shoqëri moderne.

Përgëzoj, uroj dhe u jam thellësisht mirënjohës strukturave, aktivistëve e qytetarëve për bashkëpunimin konstruktiv dhe me vlerë që kemi instaluar për interesin e përbashkët publik.

Urime kryetarit Lutfi Haziri, strukturave dhe bashkëqytetarëve për këtë proces!