Ja kujt ia besoi gojën Jetmira
Jetmira Avdili, shqiptarja e cila jeton në Zvicër, është person i veçantë në shumëçka. Sa është e fuqishme, po aq është edhe e ndjeshme. Në Kosovë njihet për bamirësi. Këtu, Jetmira ka ndihmuar dhjetra familje.
“Rebelja” shqiptare gjithmonë ka pëlqyer profesionet e meshkujve. Për shumë vite ka luajtur futboll, ndërsa është shqiptarja e parë që ka kryer ushtrinë në Zvicër.
Por, sado të shëndetshëm dhe të fuqishëm të jemi, secili prej nesh, në një moment ka nevojë për mjekun dhe natryrisht që zgjedhë atë që beson.
Jetmira ia ka besuar gojën dr Yllit në Gjilan, që të kryej trajtimin e nevojshëm.
‘Përkrahje e çmuar nga humanistja @jetaoraa Jetmira Avdili e cila jeton dhe vepron në Zvicër. Është ajo që bëri shumë familje të lumtura duke ju siguruar ushqimin dhe strehimin. Diaspora është gjaku i Kosovës. Pos me pasurinë e tyre, ata i dalin krah Kosovës edhe me iniciativat humanitare të tyre. Kënaqësi që më zgjodhe mua për trajtimin tënd. Ndihem i vlerësuar’, ka shkruar dr Ylli.

