Ja sa gjoba u shqiptuan për mosrespektim të masave anti-COVID-19

Masat anti-COVID-19 po vazhdojnë të mos gjejnë zbatim në Kosovë. Vetëm gjatë së dielës policia ka shqiptuar 835 gjoba për mosrespektim të masave antiCOVID-19.

Kështu njofton Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Ndërkohë që Instituti Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka njoftuar për 12 vdekje dhe 529 raste të reja me COVID-19.