Ja shuma e marramendëse që ka fituar McGregor pas duelit

Dustin Poirier nokautoi Conor McGregor në një ngjarje të madhe kryesore në UFC 257 të zhvilluar në ‘Fight Island’.

Irlandezi është nokautuar në raundin e dytë, mirëpo fitimi i tij ka kjo përballje ka qenë jashtëzakonisht i lartë.

McGregor i kishte të garantuara pesë milionë dollarë vetëm pse përballjet me Poirier, ndërsa edhe 15 milionë të tjera i ka fituar nga drejtat televizive.

Sipas asaj që ka raportuar mediumi anglez The Independent, irlandezi ka fituar në total 20 milionë dollar nga kjo përballje përkundër humbjes.

Në anën tjetër fitimi i Dustin Poirier ka qenë shumë më i vogël, përkundër se triumfoi në këtë përballje.

Amerikani ka fituar diçka më shumë se një milionë dollar nga përballja me McGregor.

Gjithsesi përkundër humbjes nga Poirier, irlandezi ka mbetur i kënaqur nga shuma që ka fituar nga kjo përballje duke shtuar edhe më shumë pasurinë e tij. /Telegrafi/