Naser Bunjaku (Kaçari) – ish-specialisti gjilanas për shënimin e golave
Shkruan: Ismajl Veliu
Naser Bunjaku, i njohur me nofkën “Kaçari”, ishte një nga futbollistët më të spikatur të ekipit “Crvena Zvezda” (Ylli i Kuq) nga Gjilani.
Ai njihej si një golashënues i jashtëzakonshëm dhe një lojtar me shpirt të madh luftarak në fushën e gjelbër.
Me trupin e tij të gjatë dhe instiktin e veçantë për gol, “Kaçari” shpesh ishte vendimtar në ndeshjet më të rëndësishme, duke shënuar gola të bukur dhe duke i sjellë fitore ekipit të tij.
Në atë kohë, gazetat sportive në Kosovë dhe më gjerë shkruanin për paraqitjet e tij, duke e përmendet shpesh si një nga golashënuesit më të mirë të futbollit kosovar.
Emri i tij lidhej me ndeshje të mëdha, fitore të rëndësishme dhe momente që kanë mbetur gjatë në kujtesën e sportdashësve.
Sot, Naser Bunjaku “Kaçari” kujtohet me respekt dhe nostalgji si një prej futbollistëve më të mirë që ka nxjerrë Gjilani, një emër që ka lënë gjurmë në historinë e futbollit vendor dhe që vazhdon të përmendet me krenari nga ata që e kanë parë në fushën e gjelbër.

