Ja si do të jetë moti sot në Kosovë

Sot (e hënë) moti në Kosovë do të jetë i paqëndrueshëm. Sipas Institutit Meteorologjik, do të ketë rreze dielli dhe vranësira të cilat gjatë ditës nuk do të jenë stabile, duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh, transmeton Mediafokus.info.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-27 gradë Celsius.

Situatë e paqëndrueshme meteorologjike do të vazhdoj deri ditën e mërkurë apo të enjten. Në vise malore do të ketë rënie të dukshme të vlerave të temperaturave maksimale./Mediafokus.info/