“Jam shumë e dashuruar”, Rita Ora konfirmon martesën me Taiki Waititi

Rita Ora ka folur për martesën e saj me Taiki Waititi për herë të parë pasi u martua fshehurazi në fillim të kësaj vere.

Këngëtarja 31 vjeçare, tha se është kokë e këmbë e dashuruar me regjisorin, 47 vjeç dhe po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj.
Rita tutje ka thënë se u frymëzua nga prindërit e saj, nëna e saj Vera dhe babai i saj Besnik – në kërkimin e saj për dashurinë pasi mësoi nga lidhja e tyre e fortë më shumë se 30-vjeçare.

“Jam e dashuruar. Unë jam shumë e dashuruar. Unë jam e dashuruar, jam e dashuruar, amin!. Por unë e dua gjithashtu dashurinë. Unë kam qenë gjithmonë një besimtare në dashuri dhe gjithmonë jam ndjerë sikur e kam dashur gjithmonë përrallën dhe kjo është ajo që jam rritur duke dashuruar”.

Për nënën dhe babanë e saj, ajo shtoi: “Prindërit e mi kanë qenë së bashku për më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria dhe gjetja e një partneri dhe gjithçkaje, kështu që jam shumë e lumtur që e bëra”.