Jashari: Gucati e Haradinaj u kidnapuan nga EULEX

Xhavit Jashari nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka thënë se Hysni Gucati e Nasim Haradinaj janë kidnapuar.

Ai ka theksuar se kjo është e papranueshme për organizatën.

“Unë nuk kisha me thanë që i kanë arrestuar, por kisha me thanë që ata janë kidnapuar. Forma, mënyra se si është ardh EULEX-i në zyrat e OVL-UÇK-së është e dënueshme dhe e papranueshme. Për faktin se kanë ardhur njësitet e Speciales, e një gjykate të cilën ju e dini që ne nuk e njohim. Forma se si kanë ardhur në zyrat se si i kanë bllokuar hyrjet dhe daljet pa urdhër, dhe mos prania e vendorëve gjithashtu dhe largimi nga zyrat dhe duke dhënë urdhër që gjitha zyrat janë të hapura, kemi shumë dyshime. Sepse ata kanë mund pa qenë prezent dikush nga vendorët dhe vetë OVL-UÇK, kanë mund të bëhen montazhe siç ishte edhe spektakli i djeshëm”, deklaron Jashari, raportojne mediat.