Ka ndërruar jetë ish-kryetari i shoqatës 17 Shkurti, Enver Foniqi
Pas një sëmundje të rëndë, para pak orësh, në spitalin e Zvicrës ka ndërruar jetë Enver Dalip Foniqi.
Enver Foniqi i lindur më 10 tetor të vitit 1973, jetoi bashkë me familjen në Dobërçan.
Shkollën fillore e kreu në Dobërçan, shkollën e mesme në Gjilan, ndërsa studimet i vazhdoi në Prishtinë.
Enver Foniqi pasi kreu studimet, punoi profesor i gjuhës angleze në shkollën e Dobërçanit.
Në një njoftim të Shoqatës, thuhet se pas disa viteve, ai shkoi në Zvicer ku jetoi dhe punoi.
Enver Foniqi ishte një aktvist i palodhur në shoqatën 17 Shkurti dhe ndër ideatorët për themelimin e saj në vitin 2009, ku shërbeu sukseshëm për dy vite si kryetar i saj.
Ishte në ballë të organizimeve të mëdha në fshat dhe kurrë nuk është ndalur së kontribuari për të mirën e përgjithshme.
Enveri ka lënë pas gruan djalin dhe dy vajza.

