Ka ndërruar jetë në Gjilan legjenda e sportit kosovar, Jakup Berisha

Është ndarë nga jeta në Gjilan veprimtari Jakup Berisha. Ai ishte legjendë e sportit kosovar.

Njoftimin e kanë dhënë familjarët.

Me dhimbje të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe dashamirët se babai, bashkëshorti dhe gjyshi ynë i dashur, Jakup (Abdullah) Berisha, ndërroi jetë!
Ai ishte engjëlli ynë në tokë – njeri me zemër të madhe, i përkushtuar pafund ndaj familjes, gjithmonë i dashur, i drejtë dhe i gatshëm për të ndihmuar të tjerët. Dashuria dhe sakrifica e tij do të mbeten udhërrëfyes për ne gjithë jetën.
Lamtumirë babai ynë i shtrenjtë. Do të jetosh përgjithmonë në zemrat tona.
Varrimi bëhet nesër, me 12.02.2026 në orën 12, në varrezat e qytetit të Gjilanit!

Jakup Berisha rrjedh prej një familje intelektualësh e patriotësh, e cila përherë ishte shënjestër e UDB-së.

Në vitin 1944, Jakupit ia pushkatuan gjyshin, Ymer Berishën dhe axhën, Esat Berisha.

Njeriun që aq shumë e donte futbollin, sistemi Jugosllav nuk e la të përparonte mjaftueshëm, për shkak të prejardhjes dhe bindjeve politike si shqiptar,

Më vonë, Berisha ushtroi funksionin e trajnerit në C. Zvezda të Gjilanit (1973 – 1975) dhe në Drita (1982 – 1984).

Përgjatë viteve 1993 -1996 ishte përgjegjës i grupit të Ferizajit.

Në Federatën e Futbollit të Kosovës nga viti 1991 – 2000, ishte anëtar i kryesisë.

Jakup Berisha do të mbahet mend si një legjendë e sportit jo vetëm në Gjilan e Kosovë, por edhe përtej./ Mediafokus.info