Ka ndërruar jetë në Preshevë mësuesja Zehra Ajdini

Ka ndërruar jetë mësuesja Zehra Ajdini, mësimdhënëse në Preshevë, ku ajo ishte e njohur për angazhimin e saj në avancimin e pozitës së gruas. 

Familjen Ajdini e ka ngushëlluar kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, e cila ka thënë se mësuese Zehra tërë jetën ia kushtoi arsimit dhe edukimit të të rinjve në Preshevë.

Me dhembje mora lajmin për vdekjen e mësueses znj.Zehra Ajdini. Ajo ia kushtoi jetën arsimit dhe edukimit. Fjalëpakë, mësuesja Zehra angazhohej zëshëm për avancimin e pozitës së gruas dhe emancipimin shoqëror. Ishte moderne në çdo moshë.

Në emrin tim personal dhe në cilësi të kryetares së Komunës së Preshevës, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Ajdini, kolegëve të arsimit, miqve e të njohurve të të ndjerës.

Pushoftë në paqe shpirti i saj i bardhë!