Ka ndërruar jetë në Stamboll njëra ndër shqiptaret më të vjetra

Në Stamboll ka ndërruar jetë njëra nga shqiptaret më të vjetra në Turqi. Sipas familjarëve të saj në Kosovë, Fazilja kishte më shumë se një shekull jetë, shkruan Mediafokus.info

Familjari i saj, Skender Zeqiri ka thënë se Dada Fazile ishte mbi 100-vjeçare, duke nënvziuar se e kishte çue në vend amanetin e babës Rexhë për bijat.

“Unë kam bindjen se familja jonë është shumë e lumtur pikërisht për shkakun se baba Rexhë, bijat vazhdimisht i ka nderuar e respektuar”, ka thënë Zeqiri.

“Në Stamboll, sot ndërroi jetë DADA FAZILE, mbi 100 vjeçare.

Dëshiroj që Allahu ta ketë shpërblyer me Xhehnet, familjes së saj i shpreh ngushllimet më të sinqerta.

Besoj që porosinë që ma la baba Rexhë, për ta trajtuar Dadën Fazile në mënyrë të dinjitetshme, e kam realizuar në tërësi.

Unë kam bindjen se familja jonë është shumë e lumtur dhe e suksesshme si në aspektin edukativ dhe atë ekonomik, pikërisht për shkakun se baba Rexhë BIJAT si Dadën Fazile, Dadën Honë e shumë të tjera të cilat edhe pse nuk i kishte motra, vazhdimisht i trajtonte si të tilla duke i nderuar dhe respektuar ato”, ka thënë Skender Zeqiri. /mediafokus.info