Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Kadrush Masurica
Është ndarë sot nga jeta veterani i arsimit kosovar, Kadrush Masurica, i cili mbi dyzet vjet punoi në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj.
Njoftimin e kanë dhënë familjarët e tij.
“Ka ndërruar jetë veterani i arsimit, Kadrush Masurica, nipi i Mulla Hasan Masurices. Drite pastë shpirti yt aga Dush!”, ka shkruar Flora Masurica Durmishi.
Kadrush Masurica ishte ndër mësuesit e parë në rajonin e Gjilanit, i cili për 42 vite punoi në shkollat e Kamenices./Mediafokus.info

