Ka vdekur pacienti i dhjetë nga COVID 19, një 73 vjeçare nga Peja
Klinika Infektive në QKUK ka njoftuar se ka vdekur pacienti i dhjetë, M.B e diagonistifikuar me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se pacientja e lindur më 1947 është trajtuar nga data 25 mars deri më 16 prill dhe ka ndërruar jetë sot në këtë klinikë.
Vdekja e sotme shënon rastin e 10 në Kosovë nga Covid-19.
Të gjithë këta pacientë kishin edhe probleme tjera shëndetësore, pos virusit korona.
Nga Klinika Infektive ishte njoftuar sot në mëngjes se 4 pacientë me Covid 19 janë në gjendje kritike/mediafokus

