Vdes nëna e nëntë fëmijëve, varroset pa asnjërin prej tyre

Një e moshuar në Shqipëri ka ndërruar jetë pas asnjërin nga nëntë fëmijët e saj pranë.

Ata nuk u lejuan të kalojnë kufirin për shkak të masave ndaj koronavirusit, shkruan lajmi.al

Ndodhi dhe kjo: Asnjë nga 9-të fëmijë nuk ndodhen pranë nënës së tyre të vdekur…

Më shumë se kushdo këtë dhimbje ekuptojnë vetëm emigrantët që jetojnë larg prinderve te tyre,

Fëmijët e saj në Greqi kishin ditë që bënin përpjekje për t’u gjendur pranë nënës së tyre sa ishte gjallë, sipas kushteve të vendosura nga shteti shqiptar, por nuk mundën pasi përpjekjet kërkesa e tyre shkonin nga një zyre dikasteri në tjetrën, aq sa nëna e tyre ndërroi jetën pa pasur asnjë prej fëmijëve të saj.

Sipas fëmijëve ishin justifikime dhe zvarritje pa asnjë zgjidhje, përcjellë dëshpëruese nga një vend në tjetrin, pa asnjë rezultat…

COVID-19 ishte arsyeja dhe përgjigja e këtij kalvari pa fund.

Por…sikur të mos mjaftojë kjo, sot trupi i pajetë i kësaj nënë 80-vjeçare në Tiranë ndodhet pa praninë e asnjë prej fëmijëve të saj.

Vajza e saj tregon kalvarin që ka hequr për t`iu ndodhur pranë jo vetëm sa nëna e saj ishte gjallë, por edhe sot kur duhet të ishte pranë për ti hedhur një grusht dhe.

“Së bashku me burrin prej shumë ditësh ndoqëm të gjitha veprimet që duheshin bërë, duke filluar nga Ambasada jonë në Athinë, ministrinë e Jashtme por nuk u bë asgjë. Sot, ne të gjithë fëmijët po udhëtojmë për në Kallamatë, ku do të mblidhemi dhe të qajmë Nënën tonë”, thotë e dëshpëruar dhe e indinjuar vajza.

Më shumë se kushdo këtë dhimbje e kuptojnë vetëm emigrantët që jetojnë larg prindërve të tyre,/mediafokus.info