‘Kallet’ atmosfera në Rinora4 me këngën “Mora fjalë” (VIDEO)

Edhe këtë vikend, diskoteka “Rinora4” mblodhi mijëra të rinj shqiptarë të cilët janë argëtuar më muzikë të mirëfilltë shqipe.

Kulmi ishte kur një artist e këndoi këngën e famshme “Mora fjalë”, e cila ndëzi publikun e shumtë, të cilët krejt bashkë, sikur në kor, krijuan plot emocionin aty.

Atmosferën për disa sekonda e ka publikuar në profiline  tij në Facebook, njëri nga pronarët e “Rinora4”, biznesmeni i njohur kosovar, Flamur Bunjaku.

Shpeshherë nga artistët shqiptarë që kanë performuar aty, “Rinora4” e kanë vlerësuar më shumë se diskoketë, institucion kulturor, që është krijuar ndër të parat në Evropë, dhe mbase ka krijuar dhe kultivuar vlera kulturore.

Përndryshe, “Rinora4” operon me sukses të jashtëzakonshëm tash e 25 vjet që kur i themelua.

Ndiqeni videon emocionuese të publikun që e këndon këngën “Mora fjalë” si n’kor: