Digjet një kamionetë në Gjilan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje në Gjilan është djegur në tërësi automjeti-kamionetë, transmeton Mediafokus.info.

“Rr. Hysen Zhuli, Gjilan 20.02.2021  – 02:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se, në rrethana të panjohura i është djegur në tërësi  automjeti-kamionetë, me targa vendore, e cila ishte e parkuar në rrugë, afër shtëpisë. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes  dhe kanë lokalizuar e fikur zjarrin. Njësitet policore janë duke hetuar rastin, ndërsa është informuar lidhur me rastin edhe prokurori”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës për 24 orët e fundit./Mediafokus.info/