Kapet banda e kinezëve që falsifikonte 2 €
Me ndihmën e Europolit, policia spanjolle në Toledo shkatërroi një rrjet falsifikuesish që falsifikuan gjysmë milioni monedha dy euro “të cilësisë së lartë”.
Goditja e policisë është përshkruar si operacioni “më i rëndësishëm” kundër falsifikimit në Evropë në 10 vjet.
10 shtetas kinezë janë arrestuar dhe policia spanjolle thotë se i ka ndjekur prej gjashtë vitesh. Thuhet se monedhat janë jashtëzakonisht të vështira për t’u gjurmuar.
Monedhat nuk kanë holograme dhe vula sigurie si paratë e letrës. Por përsëri ata kanë mjaft karakteristika që janë të vështira për t’u kopjuar.

