Kaq euro në muaj do t’i marrin lehonat, sipas Kurtit

Në qeverinë Kurti, lehonat do të marrin nga 250 euro në muaj, fëmijët deri në 2 vjeç 20 euro në muaj

Albin Kurti, në cilësinë e kandidatit për kryeministër, në ekspozenë e tij para deputetëve të Kuvendit, para se të marr votën për të drejtuar qeverinë, ka thënë se prioritet i punës së tij do të jenë edhe mirëqenia për fëmijët.

Ai ka premtuar shtesa për fëmijë dhe nëna lehone.

“Për fëmijët deri 2 vjeç do të ndahen 20 euro në muaj, kurse nga 2 vjeç deri në 16 nga 10 euro në muaj”, ka thënë ai.