Kaq gjarpërinj u gjetën në një shtëpi në Bukovik të Gjilanit
Një ngjarje e rrallë ka ndodhur të enjten në fshatin Bukovik të Gjilanit, shkruan Mediafokus.info.
Zjarrfikësit e kësaj komune, me kërkesën e një kryefamiljari, kanë hequr nga një shtëpi dhe kanë mbytur katër gjarpërinj.
Komandanti i Njësitit të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit në Gjilan, Rabit Murseli, në një pronocnim për Mediafokus.info, këtë aksion e ka përkufizuar me shprehjen ‘profesion me 100 nënprofesione’.
“Zjarrfikësit ndihmojnë edhe në këtë mënyrë, duke i mbytur 4 gjarpërinj në një shtëpi, në Bukovik. Ngjarja ka ndodhur dje. Profesion me 100 nënprofesione, do të thosha. Jemi në mbështetje të qytetarëve saherë që kanë nevojë”, ka thënë Murseli./Mediafokus.info/


