Kaq kafe duhet t’i pini gjatë një dite

Ekspertët pohojnë se kafeja është e mirë për trupin tonë, nëse nuk teprohet.

Çdo vit njerëzit në mbarë botën konsumojnë mbi 500 miliardë filxhanë kafe.

Ndoshta është një nga zakonet tona më të preferuara të përditshme dhe për shumicën është e paimagjinueshme të fillohet dita pa një filxhan kafe.

Vitet e fundit, kërkimet shkencore kanë arritur në përfundimin: 3 filxhanë në ditë janë gjithçka që na nevojitet për të pasur të gjitha përfitimet e mundshme për shëndetin dhe trurin tonë.

Instituti Amerikan i Shëndetit e karakterizon si “të tepruar” konsumimin e kafesë që kalon 10 filxhanë (afërsisht 240 ml) në baza ditore.

Epidemiologu i Harvardit, Rob van Dam thotë se studimet e tij nuk tregojnë një rrezik të shtuar të vdekjes nga ndonjë shkak për njerëzit që pinë deri në 6 filxhanë kafe në ditë.

Në të njëjtën kohë, ata që pinin 3 filxhanë në ditë treguan funksionin më të mirë njohës nga të gjithë.

Sipas gjetjeve të shkencëtarëve, ata që pinë kafe kanë më pak shanse për vdekje sesa ata që nuk kanë pirë, ndërsa sasia ideale është nga 3 deri në 5 filxhanë në ditë.