Kastrati fyen dhe bullizon Vjosa Osmanin, përmes një përshkrimi të Faik Konicës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka reaguar pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente.

Ai përmes një statusi në Facebook ka cituar një përshkrim të shkrimtarit Faik Konica, duke aluduar te Vjosa Osmani, pasi postimi është bërë menjëherë pasi ajo mori postin e të parës së shtetit.

“Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: ‘…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit’”, ka shkruar ai.

Më pas deputeti Ardian Kastrati ka fshirë nga profili i tij në Facebook një postim përmes së cilit ka fyer Vjosa Osmanin.

Pasi u bë lajm nga të gjitha media, e u shpërnda gjithandej, Kastrati u tërhoq nga postimi.

“Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: ‘…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit’”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se postimit të tij i është drejtim i gabuar.

“Sa e qela Facebookun po e shoh që më paskan gozhduar do analistë e portale. Unë as që kam qenë tu e pa seancën për zgjedhjen e presidentit kur e kam shkruar atë postim. As që me ka shkuar mendja te Vjosa Osmani, as Adelina Grainca, as për asnjë person të gjallë në këtë botë siç paskan aluduar disa”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se askush nuk duhet të ndihet i ofenduar sepse postimi nuk ka pasur adresë politike e aq më pak seksiste.

“Më ngadalë mos bëni turr! Për çështje politike kur dua të reagoj i përmendi me emër e mbiemër, qysh i kam përmend gjithë! Tani hapni sytë ju që paskeni marrë turr dhe lexojeni shkrimin e Faik Konicës me poshtë, nga i cili kam nxjerrë atë tekst fjalë për fjalë i cili s’ka të bëj me politiken aktuale, por thjeshtë është referencë në satirën e Konicës. A ma gjen dikush në postimin tim që kam përmend Vjosa Osmanin apo këdo tjetër?”, ka shkruar ai.

Kundër Kastratit kanë dalë persona nga politika e shoqëria civile. Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se i njëjti duhet të dënohet, ndërkaq nga ORCA të hënë është paralajmëruar protestë për përjashtimin e tij nga Universiteti i Prishtinës ku ai është profesor.