Kastrati: Mirënjohës ndaj vullnetarëve për angazhimin në periudhën e pandemisë

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka shprehur mirënjohje për vullnetarët, të cilët janë angazhuar në periudhën e pandemisë, shkruan Mediafokus.info.

“Gazi, Uvejsi, Aureli, Arbnorja, Erosi, Eriku, Gentriti e Ylli, janë vullnetarët që nuk kanë pushu së na ndihmuari as edhe një ditë në këtë periudhë të pandemisë. Nga muaji prill janë përkujdesur në shpërndarjen e pakove ushqimore, medikamenteve mjekësore, materialeve mbrojtëse, lodrave për fëmijët e termometra, për familjet e izoluara, të infektuarve e familjeve me asistencë sociale dhe atyre në nevojë:, ka shkruar Kastrati, në profilin e tij në Facebook.

Ai, me këtë rastë, ka shprehur falënderim për të gjithë donatorët të cilët e ndihmuan Kamenicën në këtë fazë.

“Faleminderit të gjithëve pa dallim që keni përcjellur vlera të mira, pozitivitet e përkushtim në këto ditë të vështira. Faleminderit gjithë donatorëve nga Kamenica e Diaspora që nuk u kursyen kur ishte fjala për nevojat e familjeve, sidomos të medikamenteve mjekësore.Shpresoj që herave të tjera të jemi bashkë për gjana të mira e pozitive për komunitetin. Mirënjohës pafund!”, ka shkruar Kastrati../Mediafokus.info/