Flet Bajrush Ymeri: Jemi të tronditur, në minierën e Artanës s’ka pasur asnjëherë tragjedi të tillë

Nënkryetari i Novobërdës, Bajrush Ymeri, është shprehur i tronditur pas tragjedisë që ndodhi nga shembja e dheut në minierën e Artanës, ku për pasojë vdiqën dy minatorë, raporton Mediafokus.info.

Në një prononcim për Mediafokus.info, Ymeri ka thanë se nuk mbahet në mend një tragjedi e tillë në historikun e kësaj miniere.

“Unë jam në vendin e ngjarjes dhe jemi të tronditur nga kjo tragjedi. Me të marrë lajmin, ekipet e zjarrfikësve kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të asistuar. Fatkeqësisht dy minatorë kanë humbur jetën nga shembja e dheut në galerinë kryesore të minierës”, ka thënë Ymeri për Mediafokus.info.

Ai ka konfirmuar se njëri nga minatorët e vdekur është nga Novobërda, ndërkaq tjetri nga Lipjani./Mediafokus.info/