Katër hajdutët shqiptarë kapen te berberi

Katër hajdutë shqiptarë, të cilët kryesisht synonin të ndërtesave të kateve të para, përfunduan në pranga.

Ata godisnin më së shumti disa zona jashtë rrugëve kryesore.

Pasi caktonin objektivin, dy vetë hynin në shtëpi, i treti bënte roje.

Banda e grabitësve, përgjegjëse për një sërë vjedhjesh në Alessandria të Italisë, veçanërisht në zonat e Cristo dhe Orti, dhe Acqui Terme.

Të rinjtë, të gjithë me kombësi shqiptare, përfunduan në pranga.

Rogersiano Qarku, 24 vjeç, dhe Kristian Kolaj e Taulant Leti, përkatësisht 22 dhe 25 vjeç, ishin në Itali prej tre muajsh pa kontakte të qëndrueshme, por me vizë turistike.

Mënyra sesi u bë prangosja e tyre ishte mjaft e rrallë: që të tre u arrestuan tek berberi, vetëm një ditë përpara se të merrnin avionin nga Malpensa për tu kthyer ne vendlindje. Baza e tyre ishte një shtëpi në San Rocco di Gamalero, e cila u kontrollua nga policia, ku u gjet edhe çanta me veglat që përdornin për të hyrë nëpër banesa, si leva, kaçavida, elektrikë dhe doreza.