Katër persona e rrëmbejnë dhe e rrahin prishtinasit

Policia njofton se katër persona e kanë rrëmbyer dhe rrahur dje një persona nga Prishtina.

Njoftimi i policisë:

Prishtinë 08.09.2022 – 01:00. Ankuesi mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor, pasi që sipas tij është rrëmbyer dhe është rrahur nga i dyshuari mashkull kosovar, i cili ishte i shoqëruar nga tre persona të tjerë të panjohur.

Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.