Katër vjet burgim për rrezikim të trafikut publik

Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit K. Z., duke i shqiptuar atij një dënim prej katër vitesh burgim efektiv, për veprën penale “rrezikim i trafikut publik”.

I akuzuari, më datën 4.07.2019, në ora 22:55 minuta, në rrugën Uglar–Malishevë, komuna e Gjilanit, duke lëvizur me shpejtësi 89 km/h, në rrugën ku shpejtësia e lejuar sipas rregullave të komunikacionit ka qenë 50 km/h, humb kontrollin mbi automjetin, kalon në shiritin e majtë të rrugës, ku godet veturën e markës Mercedes, që ka qenë duke e drejtuar G. S., i cili nuk arrin të mbijetojë nga plagët e marra. Në këtë aksident, të lënduar mbeten edhe F. S., B. Z., A. Z. dhe Z. Z.

Me këto veprime, i akuzuari K. Z., ka kryer veprën penale “rrezikim i trafikut publik”, vepër kjo e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata, përveç dënimit me burgim, ka shqiptuar edhe masën mbrojtëse ndaj të akuzuarit, ndalim i drejtimit të automjetit prej një viti, pas plotfuqishmërinë së aktgjykimit, thuhet në njoftimin  nga Zyra për Informim e Gjykatës.