Imami po vuan nga leukemia, KBI grumbullon 9 mijë euro

Imami nga Rashani i Mitrovicës, Jetulla Haliti, ka kohë që po vuan nga leukemia akute.

Shumë njerëz të vullnetit të mirë i kanë dalë në ndihmë. Duarkryq nuk ka qëndruar as Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan.

“Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan në mbështetje të vendimit të Kryesisë së BIRK, për t’i ndihmuar imamit të xhamisë së fshatit Rashan KK Mitrovicë, Jetulla Haliti i cili vuan nga leokimia akute dhe momemntalisht po trajtohet jasht vendit, ka tubuar nga xhematet e xhamive te komunës së Gjilanit 9.212.21 euro”, thuhet në njoftimin e KBI./MediaFokus/