KE: Liberalizimi hyn në fuqi më 1 janar 2024, një shtet nuk mund të vendos pezullimin

Komisioni Europian nuk ka pranuar të bëjë komente mbi deklaratën e bërë nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë vizitës së tij në Tiranë, por ka theksuar se liberalizimi i vizave për Kosovën do të hyjë në fuqi në fillim të vitit që vjen.

“Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të hyjë  në fuqi më 1 janar të vitit 2024 dhe do t’i lejojë ata që të udhëtojnë brenda hapësirës së Bashkimit Europian për 90 ditë.”

Kështu është përgjigjur zëdhënësja e Komisionit Europian për Punët e Brendshme, Anitta Hiper, pasi është pyetur nëse Franca ka propozuar pezullimin e liberalizimit të vizave të Kosovës.

Përpos kësaj, në përgjigjen e tij, Komisioni Europian sqaron se një shtet i vetëm nuk mund të vendosë që të pezullojnë një regjim të lëvizjes pa viza pasi ky i fundit është vendosur.