Këngëtarja shqiptare drejt martesës?
Valza Zhegrova ka kohë që është distancuar nga muzika, por ajo vazhdon të komentohet akoma në mediat rozë.
Ajo dhe partneri i saj mesa duket kanë vendosur që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë me martesë.
Kjo pasi këngëtarja në Instastoryn e saj ka publikuar një fotografi në të cilën shihet në një sallon nusërie.
“Ekipi nuses” ka shkruar ajo krahas fotos.
Valza tash e një kohë po e shijon fejesën me avokatin Nazmi Vërtopi, me të cilin jeton në Belgjikë.


