Keni gabuar nëse keni menduar se kungulli nuk vlen gjë
Kungulli është i pasur me vitaminë A dhe është veçanërisht i përshtatshëm për dieta. Ka një përmbajtje shumë të ulët të karbohidrateve.
Kungulli ka rreth 95% ujë, për këtë arsye, mund të përfshihen në dietën e përditshme të personave që duan t’i kushtojnë vëmendje të veçantë peshës trupore.
Nëse konsumojmë kungull përfitojmë rreth 20% të vlerës së përditshme të vitaminës C, 10% ose më shumë të vitaminës E, kalium, bakri dhe mangan, 5% e tiaminës, hekur dhe fosforit.
Kungull është gjithashtu i shkëlqyer për të luftuar sëmundjet kardiovaskulare:Jo vetëm që mund të ndihmojë në uljen e rrezikut të infarkti, por dhe redukton e parandalon formimin e gurëve në veshka.
Antioksidantët, vitamina C, vitamina E dhe beta-karotene, që përmban kjo perime fantastike janë të rëndësishme për shëndetin e syve dhe ndihmojnë për të luftuar radikalet e lira.
Përveç se në kuzhinë, kungulli është përdorur shpesh si një ilaç bukurie i pasur me antioksidantë tregon efekte në luftën kundër plakjes së lëkurës, por edhe për forcimin e flokëve dhe thonjve.