Kërcënon Amerika: Hiqeni taksën ose i tërheqim trupat
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) kanë shkuar një hap përpara në presionin ndaj Qeverisë së Kosovës për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe.
Amerika ka kërcënuar me tërheqjen e trupave të saj nga Kosova, nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë.
Gazeta Express, përmes burimeve të saj amerikane, ka mësuar se Ambasadori i SHBA’së, Philip Kosnett, i ka thënë Kryeministrit Kurti se vendi i tij po shqyrton edhe mundësinë e heqjes së trupave të saj nga Kosova – nëse nuk hiqet taksa ndaj Serbisë.
Ky është kërcënimi më serioz i SHBA’së ndaj Kosovës./MediaFokus/