Haziri: Koha me e largu tarifën

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, në një status në profilin zyrtar në Facebook, ka thënë se është koha për vendime të rënda të kësaj qeverie.

Ai e ka përkrahur kryeministrin Kurti sa i përket heqjes së taksës 100 përqind, derisa për reciprocitetin, ka shkruar se do të bëhet në ecje e sipër.

“Vendimet e vështira e bëjnë një lider të suksesshëm. Jo gjithmonë, janë vendime popullore për të tashmen, por të domosdoshme për të ardhmen. Koha për vendime të rënda. Koha me e largu tarifën. Vlerësimet për reciprocitet bëhen në ecje e sipër!”, ka shkruar Haziri./MediaFokus/