Vetura godet këmbësorin në Gjilan, i cili po trajtohet në spital

Një veturë ka goditur këmbësorin në Gjilan, përkatësisht në fshatin Kuvcë e Epërme, raporton gazeta online Mediafokus.info.

Ngjarja ka ndodhur dje në mesditë dhe viktima po trajtohet në spital.

“Fsh. Kufc i Epërm 21.01.2021 – 12:45. I dyshuari mashkull kosovar deri sa ishte duke drejtuar veturën e tij, dyshohet nga pakujdesia godet këmbësorin viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Gjilanit dhe i njëjti ndalet për trajtim të mëtutjeshëm”, thuhet në raporton 24-orësh të policisë./Mediafokus.info/