Kërkohen 3 vite burg për profesorin që merrte para nga studentët për një notë kaluese
Profesori i cili merrte para nga studentët për një notë kaluese, Alket Dino, rrezikon tre vjet burgim. Ai dyshohet për korrupsion.
Prokuroria ka kërkuar edhe dënim plotësues që i ndalon profesorit ushtrimin e ndonjë funksioni publik për 5 vite.
Ndërkohë, 2 vite burg ka kërkuar prokuroria për bashkëpunëtorët Xhevair Dervishi dhe Gabriel Mukollari.
Pedagogu i Faktultetit të Shkencave të Natyrës, në Universitetin “Fan Noli” të Korçës merrte para nga stundentët në këmbim të një note kaluese.
Dino u arrestua një vit më parë nga SPAK.

